Sonte, nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve
S

Sonte, nëntë ndeshje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me nëntë ndeshje që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së gjashtë.

Si në xhirot e kaluara ashtu edhe tani, spektakli është i garantuar për tifozët e futbollit ku do të ketë disa ndeshje mjaft të forta.

Përballja më interesante është ajo mes Atalantas dhe Real Madridit, e cila pritet të zhvillohet në ‘Gewiss Stadium’ me fillim nga ora 21:00.

Një tjetër sfidë e fortë pritet të jetë ajo mes Bayer Leverkusenit dhe Interit, kryesisht për shkak të lojës që zhvillojnë të dy ekipet, pasi janë në një pozicion të favorshëm në tabelë.

PSG-ja në anën tjetër që nuk di për fitore në Ligën e Kampionëve në katër ndeshje, do ta ketë duelin me Salzburgun në Austri që ka rëndësi jetike për ta.

Nga klubet tjera të mëdha, Liverpooli do të jetë mysafir i Gironas në ‘Montilivi’, teksa Bayerni do të luajë si mysafir i Shakhtar Donetsk.

Çiftet:
18:45 Girona – Liverpool
18:45 Dinamo Zagreb – Celtic
21:00 Atalanta – Real Madrid
21:00 Bayer Leverkusen – Inter
21:00 Brest – PSV
21:00 Club Brugge – Sporting Lisbon
21:00 Leipzig – Aston Villa
21:00 Salzburg – PSG
21:00 Shakhtar Donetsk – Bayern Munich

TË FUNDIT