Sinjale të këqija për portierin e Kosovës
S

Sinjale të këqija për portierin e Kosovës

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric rrezikon ta humbë vendin e titullarit tek Ipswich Towni.

Tifozët e skuadrës angleze kanë bërë thirrje që ai të largohet nga formacioni pas një tjetër paraqitjeje të dobët në Premier League.

Muric u kritikua për paraqitje në humbjen ndaj Bournemouthit 2:1 të dielën. Ai u fajësua për golin e parë të pranuar. Muric nuk kontrolloi daljen e tij nga porta. Portieri i parë i Kosovës ka marrë kritika edhe për disa gabime të tij në edicionin aktual.

Ipswichi rrezikon rënien nga Premier League. Zë vendin e 18-të me nëntë pikë.

TË FUNDIT