Dortmund e Torino në qendër të vëmendjes
D

Dortmund e Torino në qendër të vëmendjes

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me nëntë ndeshje që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së gjashtë.

Ndeshja më interesante padyshim pritet të jetë ajo në mes të Borussia Dortmund dhe Barcelonës, me të dy ekipet që synojnë të mbesin në ‘top 8’.

Zjarrtë pritet të jetë edhe në Torino, ku Juventusi pret Manchester Cityn dhe dy ekipet synojnë fitore për t’u ngjitur në tabelë dhe për të mos rrezikuar eliminimin.

Në takimet që zhvillohen nga ora 18:45, Atletico Madridi pret Slovan Bratislavan dhe Lille i Edon Zhegrovës e pret Sturm Grazin.

Ndeshjet e orës 21:00 janë ato në mes të Arsenal-Monaco, Benfica-Bologna, Feyenoord-Sparta Praga dhe Stuttgart-Young Boys.

TË FUNDIT