Zbulohet arsyeja pse gjyqtari shpërtheu në lot
Z

Zbulohet arsyeja pse gjyqtari shpërtheu në lot

Gjyqtari anësor, Alessandro Giallatini shpërtheu në lot menjëherë pasi përfundoi ndeshja e Ligës së Kampionëve mes RB Leipzigut dhe Aston Villas, të martën mbrëma.

Në skenën emocionuese në “Red Bull Arena”, Giallatini është ngushëlluar nga trajneri i skuadrës gjermane, Marco Rose.

49-vjeçari Giallatini ishte i rregullt në futbollit evropian për shumë vjet. Italiani po ashtu kishte paraqitje të rregullta në Serie A, ndërsa ka asistuar në mbi 170 ndeshje.

Mediat angleze kanë shkruar se italiani e kishte ndeshjen e fundit si asistent dhe për këtë arsye ka shpërthyer në emocione.

TË FUNDIT