Dihet skuadra e parë që nuk kualifikohet në rrethin e ardhshëm
D

Dihet skuadra e parë që nuk kualifikohet në rrethin e ardhshëm

Pas nëntë ndeshjeve të raundit të gjashtë, është zyrtarizuar edhe skuadra e parë që do të eliminohet nga Champions League.

Leipzig do ta mbyllë rrugëtimin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Humbja e fundit ndaj Aston Villas, e çoi në kuotën e gjashtë disfatave skuadrën gjermane, që nuk ka asnjë mundësi matematikore, për të synuar një nga 24 vendet e para.

Kundërshtarët e vështirë si Juventus, Inter, Liverpool, Atletico Madrid, Celtic dhe së fundmi Aston Villa, bënë që skuadra e drejtuar nga Marco Rose, të mësojë më herët se të tjerët se nuk do të kualfikohet për rrethin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

 

TË FUNDIT