Kylian Mbappe ka qenë protagonist në fitoren e Real Madridit ndaj Atalantas.
Sulmuesi francez zhbllokoi ndeshjen dhe e rriti numrin e golave të tij në garën më prestigjioze në futbollin evropian për klube.
Që nga debutimi i tij në sezonin 2016-2017 në Champions League, francezi ka kontribuar në 74 gola (në këtë garë). Më saktësisht ka shënuar 50 gola dhe ka dhënë 24 asistime, shifra që janë më të ulëta vetëm se ato të Robert Lewandowski (69 gola dhe 11 asistime).
Për më tepër, Mbappe shënoi golin e tij të 50-të në Ligën e Kampionëve dhe e arriti këtë në moshën 25 vjeç e 356 ditë, në vetëm 79 ndeshje.
Kjo e bën lojtarin e dytë më të ri që e arrin këtë, pas Lionel Messit.
Mbappe kërkoi të zëvendësohej në minutën e 35-të për shkak të një shqetësimi në pjesën e pasme të kofshës së majtë.



