Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka vdekur të enjten pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën Intensive.
Vdekjen e 22-vjeçarit e ka konfirmuar babai Iliri në një status në Facebook.
“Ylli i babit ike në qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty! Do jesh ylli që do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.
Në fund të tetorit, Morina kishte mbetur i shtrirë në fushë gjatë stërvitjeve me Vushtrrinë.
Më parë kishte luajtur edhe te Prishtina e Drenica.




