Robert Lewandowski thuhet se i ka kërkuar Barcelonës që të mos nënshkruajë me sulmuesin e Lilles, Jonathan David në verën e vitit 2025.
Kështu thuhet në një raport të El Nacional, që pretendon se polaku nuk dëshiron të ketë konkurrencë në pozicionin e tij.
David do të ishte një lëvizje ekonomike për katalanasit pasi ai do të mund të merrej me kosto zero në vitin 2025 sapo të skadonte kontrata e tij me Lille.
24-vjeçari gjithashtu ka pasur një fillim të mirë të sezonit aktual, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë katër asiste në 24 ndeshjet e luajtura në të gjitha garat.
Barcelona do të ishte gjithashtu një klub i përshtatshëm për David, me skuadrën që aktualisht kërkon një pasardhës afatgjatë të Lewandowskit.

Deri më tani, polaku ka bërë 117 paraqitje në të gjitha ndeshjet për gjigantët spanjollë, duke shënuar 82 gola dhe duke 19 asistime.
Ai ka arritur të fitojë titullin e La Liga-s një herë që kur iu bashkua Barcelona-s në verën e vitit 2022 nga Bayern Munich për 45 milionë euro.



