Pique ttregon futbollistin e preferuar te Barcelona
P

Pique ttregon futbollistin e preferuar te Barcelona

Gerard Pique ka zbuluar lojtarin e tij të preferuar te Barcelona.

Legjenda e klubit katalunas ka thënë se të gjithë e pëlqejnë Lamine Yamalin, por që për të më i mirë është Pau Cubarsi.

“Lojtari im i preferuar në Barcelonë? Të gjithë do të thonë Lamine, por për mua është Pau Cubarsi”, ka thënë Gerard Pique.

Zgjedhja e Piques mund të jetë ndikuar edhe me rolin e futbollistit në fushë, pasi ai është një legjendë mbrojtëse gjatë ditëve të tij si profesionist.

Cubarsi po është dalluar në mbrojtjen e Barçës me disa paraqitje të jashtëzakonshme gjatë një sezoni e gjysmë të fundit.

Spanjolli është në të njëjtën moshë me Lamine Yamal, në moshën 17-vjeçare. Mbrojtësi tashmë është duke shfaqur performancat më të mira në Ligën e Kampionëve.

TË FUNDIT