Kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova në grup relativisht të përshtatshëm
K

Kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova në grup relativisht të përshtatshëm

Në Cyrih është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Kosova do të jetë në Grupin B, ku janë katër ekipe. Krahas Kosovës në këtë grup janë edhe Zvicra, Suedia dhe Sllovakia.

Me Suedinë, Kosova u përball edhe në kualifikimet e kaluara të Botërorit 2022, me Zvicrën në kualifikimet për Euro 2024 si dhe me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve në vitin 2020.

Zgjerimi i numrit të pjesëmarrësve në Botërorin e vitit 2026 ka bërë që të rritet edhe numri i vendeve për ekipet anëtare të UEFA-s, nga 13 në 16. Faza e grupeve kualifikuese do të fillojë në mars 2025 dhe do të përfundojë në nëntor 2025. Formati i këtyre kualifikimeve është me 12 grupe me katër ose pesë ekipe, e ku fituesit e grupeve do të sigurojnë një vend në Kupën e Botës. Katër vendet e mbetura do të vendosen më pas në mars 2026 në një ‘play-off’ të UEFA-s me 16 ekipe që përfshin 12 skuadrat e pozitave të dyta të fazës së grupeve dhe katër fituesit më të mirë të grupeve të Ligës së Kombeve 2024-2025, të cilët as nuk janë kualifikuar drejtpërdrejt në Kupën e Botës si fitues të grupeve dhe as nuk hyjnë në ‘play-off’ si nënkampione në grup.

TË FUNDIT