Milwaukee Bucks është fituese e Kupës së Ligës NBA, pas triumfit 97-81 në finale ndaj Oklahoma.
Finalja e luajtur në Las Vegas u dominua dhe fitua nga skuadra e Bucks, që e fiton për herë të parë këtë turne.
Ky është edicioni i dytë i këtij eventi, që vjet u fitua nga Lakers. Ai që vendosi fitoren e Milwaukees ishte Giannis Antetokounmpo, që realizoi një “triple double”, me 26 pikë, 19 kërcime e 10 asistime.
Mirë u paraqit edhe Damian Lillard me 23 pikë, ndërsa për Oklahoman nuk mjaftuan 21 pikët e Alexander Shai.
Një sukses që rikthen disi buzëqeshjen te skuadra e Milwaukee, që nuk ka patur një kampionat fort të mirë.



