Bernd Bonte flet për meçin e së shtunës Fury – Usyk
B

Bernd Bonte flet për meçin e së shtunës Fury – Usyk

Tyson Fury të shtunën do të përballet ndaj Oleksandr Usykut, në meçin e dytë mes tyre, luftë kjo që do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Ish-menaxheri i vëllezërve Klitschko, Bernd Bonte ka folur për luftën e së shtunës, duke kërkuar nga Tyson Fury vëmendje më të plotë.

“Fury nuk duhet ta lë Usykun të futet në ritmin e tij. Këtë herë ai duhet të veprojë në mënyrë më sulmuese. Të përdorë më mirë goditjet e tij. Të vendos Usykun në presion të vazhdueshëm. Gabimi i tij në meçin e parë ishte momenti kur ai nuk mund ta analizonte kundërshtarin. Forca e Usykut është të godasë dhe më pas të bëjë lëvizje të shpejta”, tha eksperti i boksit

Kujtojmë se Usyku meçin e parë e kishte fituar, duke mbetur kampion i padiskutueshëm i botës në peshat e rënda.

TË FUNDIT