Pasi shënoi supergolin nga goditja e këndit në fitoren 2-0 të Interit kundër Udineses për 1/8 e Kupës së Italisë, Kristjan Asllani tha pas ndeshjes se grupi i lojtarëve te zikaltërit është fantastik, ndërsa pranoi se goli erdhi pasi kishte fatin në krah.
“Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu”, është shprehurAsllani.
“Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup”, tha Asllani për “Sport Mediaset”.
Ai e bëri këtë me një paraqitje solide me 57 topa të prekur, 45 pasime pozitive, nëntë gjuajtje (vetëm Martinez bëri më shumë) dhe një gol nga këndi’, kështu shkruan ‘Gazzetta dello Sport’.



