Oblak beson diçka që pak kush e besoi
O

Oblak beson diçka që pak kush e besoi

Atletico Madrid ka befasuar të gjithë duke marrë kreun e renditjes në La Liga, diçka që nuk mendohej pak muaj më parë, kur Barcelona dominonte.

Por fitorja 2-1 në fushën e katalanasve ka bërë që skuadra “Kolçoneros” të ëndërrojë për titullin këtë sezon. Ai që beson te kjo është portieri Jan Oblak.

“Që kur kam ardhur këtu nuk kisha fituar kurrë në fushën e Barcelonës. Më në fund e arritëm. Ishte një ndeshje vërtet e vështirë, por në në fund morëm tri pikë. Le të vazhdojmë në këtë rrugë. Kampionati është shumë i gjatë. Kjo ndeshje nuk është thelbësore, por na dha tri pikë të arta dhe shanset tona tani janë ende të mëdha. Ishte e rëndësishme të fitonim, por ka dy skuadra shumë të mëdha si Real e Barça që synojnë titullin ashtu si ne”, tha Oblak.

Në fund, portieri ka këshillën se si skuadra të duelojë për trofeun.

“Duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Para një muaji e gjysmë ishim shumë larg, ndërsa tani jemi të parët. Shpresojmë të qëndrojmë në këtë zonë dhe të mos zbresim”.

TË FUNDIT