Cleveland e Oklahoma komandojnë në konferencat përkatëse
C

Cleveland e Oklahoma komandojnë në konferencat përkatëse

Cleveland dominon renditjen e Konferencës së Lindjes, ndërsa së fundi ka fituar ndaj Utah Jazz me rezultat 124-113. Katër lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket.

Në Perëndim, në vendin e parë ndodhet Oklahoma, që fitoi 123-105 ndaj Washington. Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi 41 pikë për vendasit.

Zhgënjeu Lakers, që në fushën e saj u mund 117-114 nga Detroit. Vendimtarë ishin basketbollistët mysafirë që u aktivizuan nga banka e rezervistëve, të cilët shënuan 52 pikë.

LeBron james realizoi një “trple double” për Lakers (28 pikë, 11 kërcime, 11 asistime), por që s’mjaftuan për të shmangur humbjen.

Humbje pësoi edhe Golden State, që u mund 111-105 nga Indiana, ku u dallua Turner me 23 pikë.

Rezultatet:
Charlotte – Houston 101-114
Cleveland – Utah Jazz 124-113
Orlando – Boston 108-104
Philadelphia – San Antonio 111-106
Atlanta – Minnesota 117-104
Miami – Brooklyn 110-95
New York – Toronto 139-125
Chicago – Milwaukee 91-112
Memphis – Clippers 110-114
Oklahoma – Washington 123-105
Dallas – Portland, 132-106
Denver – Phoenix 117-90
Golden State – Indiana 105-111
Lakers – Detroit 114-11

TË FUNDIT