Gazetari italian fyen portierin shqiptar
G

Gazetari italian fyen portierin shqiptar

Alen Sherri ka fituar vendin e titullarit te Cagliari. Pas disa gabimeve të Sccufet, portieri shqiptar arriti që të ulë në stol gardianin e Cagliarit dhe mori më shumë besim nga çfarë ishte menduar më herët.

Megjithatë, përshtatja në Serie A kërkon kohë dhe në Itali nuk duket se kanë shumë kohë për të pritur.

Gazetari italian Vittorio Sanna e ka tejkaluar kritikën e tij për Alen Sherrin duke shkuar në ofendim për shkak të performancës së shqiptarit në humbjen 2-1 ndaj Venecias.

“Për mua është evidente mungesa e reagimit të portierit. Mundohem ende të gjej arsye se, përse Alen Sherri mund të quhet një portier i përshtatshëm për Serie A. Nuk ka reflekse, nuk shfaq reagime të menjëhershme, nuk ka asnjë veprim të vetëm që tregon gatishmëri”, ka thënë Sanna.

“Në golin e parë përshembull, topi i kaloi aty afër dhe nuk kishte tentativën më të vogël për t’u hedhur. Nuk shoh shpejtësinë dhe stilin që i kërkohet një portieri më të mirë. Nuk mund të luajmë me një ‘mobilje’ në portë. Nuk e kam fjalën për një moblije që lëviz, por për një garderobë apo komodinë që qëndron aty, pa lëvizur kurrë. Mungesë cilësie që po na kushton”, ka shtuar gazetari italian.

TË FUNDIT