Dy gjigantët anglezë synojnë Dani Olmon
D

Dy gjigantët anglezë synojnë Dani Olmon

Manchester City dhe Arsenali ndjekin dramën në Barcelonë lidhur me regjistrimin e mesfushorit të Kombëtares spanjolle, Dani Olmo.

Nëse Barcelona nuk arrin ta regjistrojë atë për pjesën e dytë të sezonit, klubet angleze do të marrin masa dhe do të shpresojnë të transferojnë mesfushorin 26-vjeçar.

Mediat angleze dhe spanjolle po shkruajnë për këtë, duke bërë të ditur një marrëveshje të mundshme, e papritur për shkak të problemit të Barcelonës.

Olmo u rikthye këtë verë te Barcelona, ​​e cila për shkak të shkeljes së dispozitave të Fair Play-it financiar, ka problem me regjistrimin e tij për pjesën e dytë të sezonit.

Ai nënshkroi kontratën deri në verën e vitit 2030, por në të ka lënë edhe një klauzolë për një largim të mundshëm.

TË FUNDIT