Lakers rikthehet te fitorja, Philadelphia mposhti kampionin
L

Lakers rikthehet te fitorja, Philadelphia mposhti kampionin

Skuadra kampione, Boston, u mund 118-114 në fushën e saj nga Philadelphia, në një ndeshje me rivalitet dhe shumë emocione.

Maxey me 33 e Embiid me 27 pikë ishin më të mirët për Philadelphian, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Tatum për Celtics.

Fitore në sekondat e fundit për Lakers, që mundën 115-113 Golden State si mysafirë. LeBron James me 31 pikë e 10 asistime ishte lider për Lakers, mbështetur nga Reaves me 26 pikë. Curry realizoi 38 pikë për Warriors, por që mbetën për statistikë.

Phoenix mundi 110-100 Denver, sfidë ku diferencën në fushë e bëri dyshja Durant-Beal, që realizuan nga 27 pikë secili.

Minnesota, falë 26 pikëve të Edwards mundi 105-99 Dallas, ndërsa New York triumfoi 117-114 ndaj San Antonio (Bridges 41 pikë).

Rezultatet:
New York – San Antonio 117-114
Dallas – Minnesota 99-105
Boston – Philadelphia 114-118
Golden State – Lakers 113-115
Phoenix – Denver 110-100

TË FUNDIT