Hamilton parashikon “dimër të vështirë”
H

Hamilton parashikon “dimër të vështirë”

Pas disa ditësh, nga 1 janari, Lewis Hamilton do të jetë zyrtarisht pilot i Ferrarit. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të lërë Mercedesin për të nisur një aventurë të re me “kokëkuqen”.

Hamilton pranon se këta muaj do të “fluturojnë” për të, teksa i duhet të përshtatet me një realitet të ri.

“Ky do të jetë pushimi më i shkurtër dimëror që kam pasur ndonjëherë në shumë vite”, tha britaniku.

“Do të më duhet të përballem me një kurbë mësimi mjaft të pjerrët, ndërsa ndërroj ekipin dhe do të më duhet të asimiloj procedurat që janë të reja për mua. Unë dua të jap gjithçka, absolutisht gjithçka”, u shpreh Lewis Hamilton.

Më tej, britaniku shtoi: “Jam jashtëzakonisht i emocionuar për këtë aventurë të re dhe mezi pres të takoj të gjithë ekipin. Do t’i përkushtohem me gjithçka kësaj aventure të re me Ferrari, për të arritur objektivat tona”.

TË FUNDIT