Sherri “rrëmben” portën e Cagliarit
S

Sherri “rrëmben” portën e Cagliarit

Alen Sherri është shndërruar në titullar fiks te Cagliari. Portieri shqiptar  është aktivizuar në gjashtë ndeshje, duke dhuruar paraqitje pozitive.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, tekniku Nicola ka vendosur që t’i  besojë portën Sherrit, çka ka bërë që portieri tjetër, Simone Scuffet të largohet në afatin kalimtar të janarit. Ende nuk dihet se ku do firmosë Scuffet, por gjasat janë të mëdha që të kalojë te një klub tjetër italian.

Kujtojmë se Alen Sherri, “gardiani” shqiptar  transferua nga Egnatia dhe ka nënshkruar kontratë me klubin italian deri më 30 qershor 2027.

TË FUNDIT