Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Ligën Premiere.
“Të Kuqtë” nga “Merseyside” mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez.
E ai që po shkëlqen me Liverpoolin, është super ylli i tyre, Mohamed Salah.
Sulmuesi egjiptian është lojtari i parë në historinë e Ligës Premiere që shënon ose asiston në 10 e më shumë ndeshje radhazi në tri sezone.
Më parë, Salah e kishte bërë edhe në:
pas 15 ndeshjeve – gusht deri në dhjetor 2021
pas 12 ndeshjeve – nga prilli deri në shtator 2023
pas 10 ndeshjeve – tetor deri në dhjetor 2024



