Gara mes golashënuesve më të mirë ka hyrë në fazën vendimtare. Pas shumë javësh, Robert Lewandowski humb kreun e renditjes për “Këpucën e Artë” në kontinentin tonë. Në krye tani është Mohamed Salah me 34 pikë, lider i jashtëzakonshëm në suksesin e Liverpoolit në Premier League, nën drejtimin e Arne Slot.
Egjiptiani ka lënë pas sulmuesin polak, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Harry Kane dhe Erling Haaland, i cili më në fund gjeti golin dhe fitoren me Manchester City.
Pas tyre renditet Victor Gyokeres. Suedezi, me 18 gola të shënuar, ka një koeficient më të ulët për gol (1.5 pikë) krahasuar me 5 ligat kryesore të Evropës (2 pikë).
Sulmuesit e Serie A, Mateo Retegui dhe Marcus Thuram, me nga 12 gola secili, janë menjëherë pas tyre, duke lënë mbas emra të njohur si Kylian Mbappe, Jonathan David dhe Raphinha.

Renditja më poshtë përfshin vetëm lojtarët me koeficient më të lartë se 1.
Klasifikimi aktual:
Mohamed Salah (Liverpool) – 34 pikë (koeficienti 2)
Robert Lewandowski (Barcelona) – 32 pikë
Harry Kane (Bayern Munich) – 28 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 28 pikë
Victor Gyokeres (Sporting) – 27 pikë (koeficienti 1.5)
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) – 26 pikë
Mateo Retegui (Atalanta) – 24 pikë
Marcus Thuram (Inter) – 24 pikë
Cole Palmer (Chelsea) – 24 pikë
Alexander Isak (Newcastle) – 22 pikë
Raphinha (Barcelona) – 22 pikë
Jonathan David (Lille) – 22 pikë
Chris Wood (Nottingham Forest) – 22 pikë
Moise Kean (Fiorentina) – 22 pikë



