Shpresat e Barcelonës për të regjistruar Dani Olmon për pjesën e dytë të sezonit janë rritur, pasi ata kanë siguruar një marrëveshje prej 100 milionë eurosh.
Teksa po vijmë në përfundim të vitit 2024, Olmo dhe bashkëlojtari i tij Pau Victor nuk e kanë të sigurt regjistrimin nga janari i 2025.
“MARCA” ka raportuar se blaugranat kanë shitur ulëset VIP në stadiumin e rinovuar të ‘Camp Nou’ në drejtim të investitorëve nga Lindja e Mesme për shifrën e majme.
Olmo iu bashkua Barcelonës në gusht për një shifër prej 62 milionë eurosh nga Leipzig, por pasi një gjykatë refuzoi përpjekjet e Barçës për ta regjistruar atë, ata u desh të sigurojnë një shumë të majme parash për ta përfunduar këtë marrëveshje.

Ky raportim shton se këto para do t’i mundësojnë blaugranasve të rikthehen në rregullin 1:1 të La Ligas dhe të jenë në gjendje të transferojnë lojtarë.
Rregulli 1:1 i La Ligas i lejon skuadrat në këtë rast si Barcelona, që të shpenzojnë të gjitha paratë e fituara nga shitjet e lojtarëve ose kursimet nga pagat për të blerë lojtarë të rinj.



