Cleveland vijon marshimin, duke udhëhequr renditjen e NBA. Skuadra e Cavaliers fitoi 113-95 në fushën e Golden State, ndeshje ku për mysafirët dyshja Garland-M itchell realizoi 48 pikë.
Si mysafire fitoi edhe Philadelphia, 125-103 në fushën e Portlandit. Rikthehet protagonist Joel Embiid, autor i 37 pikëve.
Zhgënjeu Dallas që u mund 110-100 nga Sacramento. De’Aron Fox me 33 pikë ishte lider për vendasit.
Chicago falë 44 pikëve të realizuara nga lojtarët e bankinës, mundi 115-108 Charlotte.
Në sekondat e fundit fitoi Clippers, 116-113 ndaj New Orleans, ndeshje ku u dallua Norman Powell me 33 pikë.
Rezultatet:
Charlotte – Chicago 108-115
Washington – New York 106-126
New Orleans – Clippers 113-116
Utah Jazz – Denver 121-132
Golden State – Cleveland 95-113
Portland – Philadelphia 103-125
Sacramento – Dallas 110-100



