Salah zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premiere
S

Salah zgjedh mes Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premiere

Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah e ka bërë të qartë preferencën e tij për të fituar trofe në një intervistë të fundit.

Liverpool është në formë shumë të mirë dhe aktualisht është në krye të tabelës së Ligës Premiere, por edhe Ligës së Kampionëve.

Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, Arne Slot mund të fitojë titullin e tij të parë në ligë në sezonin e tij të parë në krye të ekipit nga “Anfield”.

Salah ka deklaruar se do të preferonte të fitonte titullin e Ligës Premiere më shumë sesa atë të Ligës së Kampionëve.

“Dua të fitoj titullin e Ligës Premiere më shumë se Ligën e Kampionëve këtë vit”, ka thënë fillimisht Salah.

“Unë me të vërtetë e dua atë, si ekip ne e duam atë”, përfundoi ylli i “Reds”.

 

TË FUNDIT