Pas tetë vitesh nga hera e fundit, Milani rikthehet të fitojë Superkupën italiane. Kuqezinjtë, me mbështetjen e tifozëve në Riad të cilët, që nga fillimi ishin në favor të skuadrës së Sergio Conceicaos, ia dalin të përmbysin Interin kampion të Italisë.
Në ‘Al-Awall Park’ ndeshja përfundon 3-2 për ‘Djallin’, i cili arrin pikërisht zikaltrit e Simone Inzaghit me tetë trofe në këtë garë, një më pak se Juventusi.
Ajo që vendosi mbrëmjen ishte hyrja e jashtëzakonshme e Rafael Leaos. Conceicao, i cili pas vetëm dy ndeshjesh fiton trofeun e parë si trajner i Milanit, vendosi të aktivizonte bashkatdhetarin e tij në momentin kur Interi, falë golave të Lautaros dhe Taremit, dukej se po shkonte drejt fitores.
Numri 10 i kuqezinjve bëri diferencën, dominoi mbrojtjen e Interit dhe frymëzoi një përmbysje të jashtëzakonshme.
Rezultati u zhbllokua në fund të pjesës së parë. Lautaro Martinez u asistua nga Mehdi Taremi, me sulmuesin argjentinas që bën më të mirën me lëvzjet e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Maignan, 1-0.

Nisi me një tjetër gol pjesa e dytë. Stefan De Vrij nisi një top të gjatë perfekt për Taremin, që godet saktë në krahun e majtë të portierit Maignan, 2-0.
Milani reagon shpejt: në minutën e 52-të Theo Hernandez ekzekuton në mënyrë perfekte nga gositja e lirë, 2-1. Nuk dorëzohet Milani: Në minutën e 80-të, Pulisic barazon 2-2 me një goditje për tokë. Ndodh e pabesueshmja në minutat shtesë. Pulisic jep një pasim kirurgjikal për Leaon, që çon topin drejt qendrës, ku Abraham e shtyn lehtësisht topin në rrjetë, 2-3.



