Edhe një skuadër e madhe evropiane futet në garë për Shpendin
E

Edhe një skuadër e madhe evropiane futet në garë për Shpendin

Dinamo Zagreb futet në garë për sulmuesin e Cesenas dhe Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Cristian Shpendi.

Mediat kroate kanë raportuar të hënën se është trajneri i ri i Dinamo Zagreb, italiani Fabio Cannavaro që po insiston në transferimin e Shpendit gjatë këtij muaji.

Cannavaro e sheh Shpendin si përforcim të duhur për sulmin, pasi 21-vjeçari ka mrekulluar këtë sezon në Serie B të Italisë.

Shpendi ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje me Cesenan, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2028.

Për Shpendin janë të shumta ekipet e interesuara. Fiorentina dhe Juventus e kanë ndjekur nga pranë, ndërsa nuk përjashtohet një kalim në Zagreb ku me siguri hapësirat për të do të jenë më të mëdha.

TË FUNDIT