Legjenda e futbollit kroat dhe botëror, Luka Modric po mendon ta vazhdojë edhe për një vit kontratën me Real Madridin.
39-vjeçari ka kontratë deri në verë, por “Marca” ka shkruar se mesfushori po mendon të vazhdojë deri në verën e vitit 2026.
Ky raportim i gazetës spanjolle është pritur me entuziazëm nga mediat kroate. Nëse vazhdon kontratën me Realin, sipas të gjitha gjasave Modric do të vazhdojë të luajë për Kroacinë deri në verën e vitit 2026 dhe mund të paraqitet në Kupën e Botës në SHBA, Kanada e Meksikë.
Modric është te Reali prej vitit 2012, ndërsa tashmë është prej legjendave të klubit.
Ai në këtë edicion ka rol më të kufizuar, ndërsa vazhdimi i kontratës varet edhe nga qëndrimi i drejtuesve të klubit.



