Talenti shqiptar i Lecces, Medon Berisha ka përfunduar në radarët e Lazios. Klubi kryeqytetas po ndjek me interes situatën e mesfushorit dhe mund të bëjë një ofertë, për ta afruar në skuadër.
Romakët kanë probleme në repartin e mesit të fushës, aty ku pikërisht duan të investojnë. 21-vjeçari shqiptar, duhet thënë që nuk është në formën më të mirë të mundshme, për shkak të dëmtimit. Në këtë sezon, Medon Berisha ka luajtur 6 ndeshje me Leccen në kampionat.
Futbollisti numëron 3 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë, sakaq ka qenë pjesë e ekipeve zinxhirë.



