Atalanta synon të përforcojë repartin e sulmit gjatë afatit ë janarit. Drejtuesit e klubit zikaltër po studiojnë disa alternativa dhe janë fokusuar tek tre lojtarë të Evertonit në repartin e avancuar, mes të cilëve edhe Armando Broja.
Sulmuesi përfaqëson një emër tashmë të njohur në Zingonia. Shqiptari, i cili po rikuperohet nga një dëmtim, ishte në vëmendjen e Atalantas kur luante për Chelsean. Profili i tij mbetet interesant për të kompletuar repartin ofensiv.
Nëse bisedat do të përfundojnë me sukses, atëherë Broja do të bëhej shok skuadre me kapitenin e Kombëtares shqiptare, mbrojtësin Berat Gjimshiti, që është një pikë referimi në mbrojtjen e Atalantas.



