Cleveland fiton në ndeshjen e kryesuesve
C

Cleveland fiton në ndeshjen e kryesuesve

Cleveland ka fituar me rezultat 129-122 ndaj Oklahomas në përballjen e dy skuadrave kryesuese të dy Konferencave, duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes në NBA.

Të dyja ekipet zhvilluan një ndeshje me rivalitet, ku për mysafirët u dallua Alexander Shai me 31 pikë, por që s’mjaftuan.

Për Cavaliers ishte kolektiviteti arma fituese, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (43 pikë nga lojtarët e bankinës).

Allen me 25 pikë e Mobley me 21 pikë ishin dy shënuesit më të mirë.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 121-105 San Antonio. Dyshja Lillard-Giannis realizoi 51 pikë së bashku. Fiton edhe skuadra e Denver, 126-103 ndaj Clippers, takim ku të gjithë titullarët e ekipit vendës shënuan mbi 10 pikë.

Rezultatet:
Cleveland – Oklahoma 129-122
Indiana – Chicago 129-113
Philadelphia – Washington 109-103
Brooklyn – Detroit 98-113
New York – Toronto 118-98
New Orleans – Portland 100-119
Denver – Clippers 126-103
Milwaukee – San Antonio 121-105

TË FUNDIT