Skuadra e madhe e kërkon me ngulm Zhegrovën
S

Skuadra e madhe e kërkon me ngulm Zhegrovën

Edon Zhegrova është përsëri në qendër të vëmendjes nga klubet e mëdha evropiane, të cilat duan shërbimet e yllit kosovar.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, skuadra e Napolit është interesuar për transferimin e Zhegrovës.

Madje skuadra italiane gjatë kësaj jave ka pasur bisedime me Lillen për futbollistin e Kosovës.

Megjithatë, bëhet me dije se Lille ka refuzuar të negociojë transferimin e 25-vjeçarit, në afatin kalimtar të janarit.

Raportohet se Napoli e vlerëson lart Zhegrovën, duke e vënë në krye të listës së transferimeve.

Gjasat janë të mëdha që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët në  verën e këtij viti.

TË FUNDIT