Hernandez theu rekordin e Maldinit, por ka një tjetër hall
H

Hernandez theu rekordin e Maldinit, por ka një tjetër hall

Francezi Theo Hernandez shënoi të martën në fitoren e Milanit në udhëtim te Como (2-1) golin e tij të tridhjetë në Serie A me fanellën e kuqezinjve, duke u bërë kështu mbrojtësi më golashënues në historinë e skuadrës dhe duke kaluar rekordin prej 29 golash të legjendës Paolo Maldini.

Mbrojtësi i majtë realizoi golin e barazimit në minutën e 71-të me pak fat, pasi gjuajtja e tij e pasaktë përfundoi duke kaluar papritur portierin e ekipit të Comos. Portugezi Rafael Leao vulosi përmbysjen pak minuta më vonë, në minutën e 76-të.

 

“Jam vërtet i lumtur, të bëj histori në një klub që më ka pritur kaq mirë, është diçka e veçantë. Pastaj, ta parakaloj idhullin tim, Paolo, është e pabesueshme, por tani duhet të vazhdojmë kështu. Gjithsesi, ajo që duhet të ndryshojmë është mënyra se si e nisim ndeshjen. E fillojmë shumë ngadalë dhe kjo nuk është mirë. Pastaj, në pjesën e dytë, shtuam intensitetin dhe arritëm të fitonim. Renditja nuk është aspak e këndshme, ne jemi Milani dhe duhet të kryesojmë. Kaluam një periudhë të vështirë, por tani, me fitoren në Superkupë dhe atë të sotmen, shpresojmë të rikthehemi në zonën e Champions League”, deklaroi francezi pas ndeshjes me Comon.

TË FUNDIT