Një tjetër humbje për kampionin
N

Një tjetër humbje për kampionin

Kampioni aktual, Boston, ka pësuar një tjetër humbje, së fundi nga Toronto me rezultat 97-110.

Një ndeshje jo e mirë për Celtis, ku mungoi lojtari lider, ndërsa për kanadezët të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë.

Humbje pësoi edhe Denver, që në fushën e saj u mund 128-108 nga Houston. Jalen Green me 34 pikë ishte më i miri për mysafirët.

Pa probleme fitoi Milwaukee, që falë 30 pikëve të Lillard dhe 26 të Antetokounmpo, mundi 122-93 Orlandon.

Te fitorja rikthehet Lakers, që mundi Mimamin me shifrat 117-108. 34 pikët e Herro për mysafirët mbetën për statistikë, ndërsa për kalifornianët tre lojtarë realizuan mbi 20 pikë (Hachimura 23, Davis e LeBron nga 22 pikë secili).

Fiton edhe ekipi tjetër i Los Anxhelos, ai i Clippers, që mundi thellë 126-67 Brooklyn (Leonard 23 pikë). Ndërsa skuadra e Golden State, falë 31 pikëve të Stephen Curry, mundi në sekondën e fundit 116-115 Minnesotan.

Rezultatet:
Philadelphia – New York 119-125
Toronto – Boston 110-97
Chicago – Atlanta 94-110
Milwaukee – Orlando 122-93
New Orleans – Dallas 119-116
San Antonio – Memphis 115-129
Denver – Houston 108-128
Utah Jazz – Charlotte 112-117
Minnesota – Golden State 115-116
Lakers – Miami 117-108
Clippers – Brooklyn 126-67

TË FUNDIT