FASK mbajti Kuvendin e Punës
F

FASK mbajti Kuvendin e Punës

Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK), të shtunën e ka mbajtur Kuvendin e Punës.
Rendit i ditës:
1. Zgjedhja e Komisionit Verifikues dhe për numërimin e votave (verifikimi i kuorumit për vazhdimin e Asamblesë së FASK-ut);

2. Miratimi i Rendit të ditës;
3. Zgjedhja e një procesmbajtësi dhe një verifikuesi të procesverbalit;
4. Fjala e Presidentit të FASK-ut z. Ismet Rexhepi;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim ndryshimeve në Statutin e FASK
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit vjetor të punës të FASK-ut për vitin 2024
7. Shqyrtimi dhe miratimi i Pasqyrave Financiare të vitit 2024 dhe të raportit të Auditimit (Auditori);
8. Shqyrtimi i propozimit të Bordit për pranim në FASK me të drejta të plota të klubeve: AMTKK dhe AK Vjosa
9. Shqyrtimi i propozimit të Bordit për pranim në FASK me të drejta jo të plota të klubit:
Klubi i Motorsportit Digjital të Kosovës (KMDK).
10. Të ndryshme

Në Kuvend ishin të pranishëm 15 nga 16 delegatë me të drejtë vote.
Viti 2024 u vlerësua si mjaft i suksesshëm me 48 aktivitete sportive, ku u veçua pjesëmarrja në Valencia me 7 garues, e ku rezultat më i mirë u arrit në disiplinën karting sllallom, me përfaqësues Rion Tytynxhiu e Rubina Krasniqi.
Pastaj rezultati i jashtëzakonshëm i Liridon Kalenderit, fitues i dy garave në Kampionatin Evropian, Valdet Kaçandolli i katërti në plasmanin e përgjithshëm të Kampionatit Evropian (Grupi 4), Valon Jaha i pari në Grupin 4 të FIA CEZ, Përparim Dushi i dyti Grupin 3, Besfort Bunjaku i dyti në Grupin 5 dhe Gazmend Demolli i dyti në Grupin C1.
Po ashtu u vlerësuan edhe pjesëmarrjet n konferencat ndërkombëtare, në Asamblenë e FIA-s.

Më pas u aprovuan Raporti i Punës dhe ai i Auditorit, i cili u vlerësua shumë i mirë nga përfaqësuesi i Kompanisë BDO.

U aprovua pranimi me të drejta të plota të Auto Klubit AMTKK dhe Auto Klubit Vjosa si dhe pranimi me të drejta jo të plota të Klubit të Motorsportit Digjital të Kosovës.

Në fund, kryetari Ismet Rexhepi e konfirmoi largimin e tij nga kjo pozitë, ndërsa i falënderoi të gjithë për bashkëpunimin 12-vjeçar.

TË FUNDIT