Edhe një gjigant evropian në garë për Ismajlin
E

Edhe një gjigant evropian në garë për Ismajlin

Një tjetër klub i madh nga Evropa, ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli.

Bëhet fjalë për ekipin nga Turqia, Galatasaray që po sfidon skuadrat tjera italiane për Ismajlin, të cilit kontrata me Empolin i skadon në fund të sezonit.

Gjasat janë të mëdha që Ismajli t’i bashkohet Galatasarayt gjatë këtij muaji, duke pasur parasysh se afati kalimtar i janarit në Turqi mbyllet më 13 janar.

Ekipi turk ka nisur të interesohet për Ismajlin dhe mbetet të shihet nëse do ta bindë Empolin në lirimin e 28-vjeçarit, që tashmë është shndërruar në lider të mbrojtjes te skuadra italiane.

Ismajli ka 23 paraqitje këtë sezon në Serie A, ndërsa është pjesë e Empolit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Spezia.

Para Galatasarayt, interesim për Ismajlin ka kohë që kanë shfaqur edhe Juventusi, Interi e Napoli.

 

TË FUNDIT