Në futbollin kroat ndodhi “komedia” e vitit (VIDEO)
N

Në futbollin kroat ndodhi “komedia” e vitit (VIDEO)

Istria dhe Gorica e kanë përfunduar ndeshjen në elitën e Kroacisë në shifrat 0-0. Nuk pati gola, të paktën jo sipas shifrave, pasi gjyqtari pa një gol të çuditshëm në minutën e 63-të.

Rozic i gjendur para portierit goditi topin që shkoi në shtyllë dhe më pas përfundoi jashtë. Gjyqtari e akordoi si gol dhe te Istra filluan të festonin. Ndërkohë tifozët i dhanë topin lojtarëve të Goricës si për t’i kujtuar se sfera kishte përfunduar tek ta dhe jo në rrjetë. Gjyqtari dhe lojtarët e hutuar pritën konfirmimin e VAR, që sigurisht e anuloi golin fantazmë.

TË FUNDIT