Vojvoda bëhet me skuadër të re
V

Vojvoda bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi kosovar Mërgim Vojvoda tashmë është lojtar i skuadrës italiane, Como.

Reprezentuesi i Kosovës, sipas medieve italiane, të hënën në mesditë i ka përfunduar testet mjekësore dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi te skuadra e tij e re.

Vojvoda do t’i bashkohet Comos nga Torino, transferim ky që në koston 3.5 milionë euro.

Pas pesë vitesh, mbrojtësi kosovar largohet nga Torino, megjithatë, mbetet në elitën e futbollit italian.

Vojvoda me Comon do të firmosë kontratën deri në verën e vitit 2027.

TË FUNDIT