Nismë e tmerrshme për kampionin (VIDEO)
N

Nismë e tmerrshme për kampionin (VIDEO)

Kampionati i vitit 2025 ka nisur shumë kqe për pilotin spanjoll të Aprilia, Jorge Martin, me një aksident të rëndë gjatë testeve të MotoGP, që skuadra po kryente  në pistën e Sepang.

Pikërisht gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të MotoGP në Sepang, kampioni i botës në fuqi ishte protagonist i një rënieje të keqe në kthesën 2.

Rrëzimi i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë.

Impakti i rrëzimit nga motori ishte i fortë, pasi Martin fluturoi në ajër para se të prekte sërish në tokë. Nga impakti i fortë u dëmtua edhe pjesa vizierës së kokores.

Spanjolli u dërgua me urgjencë fillimisht në qendrën mjekësore të Sepang, për kontrollet fillestare dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për analiza të mëtejshme.

TË FUNDIT