Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Garland (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Cleveland, që mposhti 118-115 Detroitin si mysafire.
Mirë u paraqit edhe Mobley me 30 pikë, ndërkohë që fitorja mban Cavaliers në krye të renditjes në NBA.
Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 112-102 Charlotte, duke qëndruar mes ekipeve më të mira në Lindje (Lillard 29 pikë).
Në udhëtim fitoi edhe Miami, që mundi 108-101 Philadelphia (Herro 30 pikë).
Zhgënjeu sërish Denver, që u mund 119-114 nga New Orleans, ndeshje me rivalitet deri në fund. 6 lojtarë të Pelicans realizuan mbi 10 pikë (Zion Williamson me 28 pikë më i miri).
Utah Jazz mposhti në sekondat e fundit 131-128 Golden State. Clarkson me 31 pikë e George me 26 pikë bënë diferencën në fushë.
Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Oklahoma, që mundi 140-109 Phoenix (Alexander Shai 50 pikë).
Rezultatet:
Atlanta – San Antonio 125-126
Charlotte – Milwaukee 102-112
Detroit – Cleveland 115-118
Brooklyn – Washington 102-119
Philadelphia – Miami 101-108
Toronto – Memphis 107-138
Minnesota – Chicago 127-108
Denver – New Orleans 144-119
Utah Jazz – Golden State 131-128
Oklahoma – Phoenix 140-109
Sacramento – Orlando 111-130



