Kosova U21 mëson rivalët për EURO 2027
K

Kosova U21 mëson rivalët për EURO 2027

Përfaqësuesja e Kosovës U21 në futboll i ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian 2027 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.

Dardanët e rinj gjenden në Grupin A, ku janë edhe Spanja, Rumania, Finlanda, Qipro e San Marino

Ekipet janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si mikpritëse.

Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për katër vendet e mbetura për fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.

GRUPI A
Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino.

TË FUNDIT