Ferizaj i ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme, pasi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Feronikelit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 21-të, kur sulmuesi Edon Sadriu realizoi për rezultatin 1-0.
Vendasit nuk u ndalën më kaq dhe gjetën sërish rrugën e golit, kësaj radhe përmes Betim Haxhimusës, i cili në minutën e 40-të shënoi për 2-0.
Mysafirët ia dolën ta ngushtojnë epërsinë kur në minutën e 80-të gjetën përmes Arlind Malokut, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta evituar humbjen.
Me këtë fitore Ferizaj i ikën zonës së barazhit duke u pozicionuar në pozitën e shtatë në tabelë me 23 pikë të grumbulluara.
Feronikeli ‘74 në anën tjetër vazhdon të mbetet e fundit në tabelë me 10 pikë.




