Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar pesë ndeshje të fazës së 1/8-tës në Kupën e Kosovës.
Padyshim spikasin dy takime me skuadrat që vijnë nga Superliga.
Prishtina është nikoqire e Suharekës në takimin që fillon nga ora 17:00, ndërsa Drita e pret Dukagjinin nga ora 13:00.
Ndeshjet tjera të ditës së sotme janë Vëllaznimi-Gjilani, Dinamo-Malisheva dhe Llapi-Vushtrria.
Këto tri ndeshje pritet të fillojnë nga ora 13:00, ndërsa nesër (e enjte) luhen edhe dy takimet e fundit: Feronikeli ’74-Prishtina e Re dhe Ferizaj-Rilindja.
Të martën u zhvillua vetëm një takim i kësaj faze, ku Drenica arriti pas penalltive të mposht Trepçën për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës.



