Llapi, Malisheva, Vëllaznimi e Drita në çerekfinale
L

Llapi, Malisheva, Vëllaznimi e Drita në çerekfinale

Llapi, Malisheva dhe Vëllaznimi i janë bashkuar Drenicës duke e siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapjanët e mposhtën Vushtrrinë me rezultat 2:0 në stadiumin “Zahir Pajaziti” falë golave të Erdin Dushit (autogol) dhe të Elvir Gashijanit.

Ndërkohë, tutje shkoi edhe Malisheva, e cila e mposhti Dinamon e Ferizajt në udhëtim me rezultat 2:0, me golat e Arlind Veliut dhe Drilon Hazrollajt.

Një biletë për në çerekfinale e siguroi edhe Vëllaznimi i Mirel Josës, i cili e befasoi Gjilanin duke e mundur me rezultat 2:1.

Golat për gjakovarët i shënuan Viktor Kuka dhe Norik Krasniqi.

Në çerekfinale është kualfikuar edhe Drita, e cila e eliminoi Dukagjinin pas gjuajtjes së penaltive (5-4), ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazimin 0-0.

Sot prej orës 17:00 do të luajnë Prishtina me Suharekën, kurse nesër do të luajnë Ferizaj – Rilindja dhe Feronikeli – Prishtina e Re.

Pas këtyre ndeshjeve do të kompletohet çerekfinalja e Kupës së Kosovës.

TË FUNDIT