Top-golashënuesit në Ligën e Kampionëve
T

Top-golashënuesit në Ligën e Kampionëve

Serhou Guirassy po vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampionëve me Borussia Dortmundin.

Sulmuesi nga Guineja ishte protagonist edhe mbrëmë në fitoren e verdhezinjve ndaj Sporting Lisbonës në udhëtim me rezultat 3:0 duke e shënuar golin e parë të skuadrës gjermane.

Me këtë rast, 28 vjeçari e mori primatin në listën e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni në Champions me 10 gola.

Ish-futbollisti i Stuttgartit e kaloi kështu Robert Lewandowskin e Barcelonës, i cili e ka një gol më pak.

Në “podium” ka përfunduar sulmuesi tjetër i katalonasve, Raphinha me 8 gola, sa i bëri edhe Erling Haaland mbrëmë me dygolëshin e shënuar ndaj Real Madridit.

Pa dyshim, deri në fund të sezonit gara për shënuesin më të mirë në Ligën e Kampionëve do të jetë mjaft interesante.

 

Shënuesit më të mirë në Champions:
10 gola: Guirassy, Borussia Dortmund
9: Lewandowski, Barcelona
8: Raphinha, Barcelona
8: Haaland, Manchester City
7: Vinicius Junior, Real Madrid
6: Alvarez, Atletico Madrid
6: Gyokeres, Sporting
6: Griezmann, Atletico Madrid
6: David, Lille
6: Dembele, PSG
6: Kane, Bayern
6: Wirtz, Bayer Leverkusen
5: Gimenez, Feyenoord/Milan
5: Pavlidis, Benfica
5: Lautaro Martinez, Inter
4: Havertz, Arsenal
4: De Ketelaere, Atalanta
4: Lookman, Atalanta
4: Rodrygo, Real Madrid
4: Pulisic, Milan
4: Mbappe, Real Madrid
4: Saka, Arsenal
4: Vlahovic, Juventus
4: Gittens, Borussia Dortmund
4: Olise, Bayern
4: Salah, Liverpool
4: Sesko, Leipzig
4: Adeyemi, Borussia Dortmund

TË FUNDIT