Cleveland e mbylli në krye të renditjes këtë pjesë të sezonit në NBA, që do të ndërpritet për shkak të “All Star Game”, pas fitores 131-108 në fushën e Torontos.
7 lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, duke e bërë kolektivitetin armën më të fortë.
Në Perëndim, në krye të renditjes ndodhet Oklahoma, që mundi 115-101 Miamin, ndeshje ku u dallua Alexander Shai me 32 pikë.
Fitoi edhe skuadra kampione e Boston, që mundi 116-103 San Antonion, sfidë ku dyshja Tatum-Porzingis realizoi 61 pikë.
Zhgënjeu Lakers, që u mund 131-119 nga Utah Jazz (Markkanen 32 pikë), ndërsa Clippers, falë 25 pikëve të Leonard, mundën 128-114 Memphis.
Dallas fitoi 111-107 ndaj Golden State, ndeshje ku Irving realizoi 42 pikë.
Rezultatet:
Boston – San Antonio 116-103
Orlando – Charlotte 102-86
Washington – Indiana 130-134
Brooklyn – Philadelphia 100-96
New York – Atlanta 149-148
Toronto – Cleveland 108-131
Chicago – Detroit 110-128
Minnesota – Milwaukee 101-103
New Orleans – Sacramento 111-119
Oklahoma – Miami 115-101
Houston – Phoenix 119-111
Denver – Portland 132-121
Utah Jazz – Lakers 131-119
Dallas – Golden State 111-107
Clippers – Memphis 128-114



