Sot, dy ndeshjet e fundit në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës
S

Sot, dy ndeshjet e fundit në 1/8 e finales të Kupës së Kosovës

Sot zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të vlefshme për fazën e 1/8-tës në Kupën e Kosovës në futboll.

Feronikeli ’74 e pret në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit liderin e Grupit B të Ligës së Parë, Prishtinën e Re.

Në përballjen tjetër, Ferizaj është nikoqir i Rilindjës ’74 nga Liga e Parë, në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin me barë artificial.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 12:30.

Në çerekfinale deri tani kanë kaluar Drenica, Llapi, Malisheva, Vëllaznimi, Drita dhe Prishtina.

TË FUNDIT