Xhaka “kërcënon” Bayern Munichun
X

Xhaka “kërcënon” Bayern Munichun

Granit Xhaka beson se skuadra e tij do të arrijë të triumfojë kundër Bayern Munichut në super sfidën e fundjavës në Bundesligë. Kampionët në fuqi të Bundesligës nuk kanë mundur të mbajnë ritmin e bavarezëve, të cilët kryesojnë me 8 pikë para tyre.

Mesfushori shqiptar gjatë një interviste të dhënë për portalin e Bundesligës ka pranuar se në futboll asgjë nuk është e garantuar.

“Kundër Bayernit ndeshjet janë gjithmonë speciale. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë një klub që dinë se çfarë përfaqësojnë, por edhe ne nuk e dimë se jemi të fortë”, ka thënë Xhaka.

“Në fushën tonë e kemi treguar se e shesim shtrenjtë lëkurën dhe të shtunën duam të bëjmë të njëjtën gjë edhe me Bayernin. Na duhet të jemi në maksimum për të arritur një fitore dhe jam i bindur se do ta mundim Bayernin”, ka shtuar mesfushori shqiptar.

TË FUNDIT