Rashica e Muçi, të paprekshmit te Besiktas
R

Rashica e Muçi, të paprekshmit te Besiktas

Pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer në krye të Besiktasit, ka ndryshuar edhe besimi te lojtarët shqiptarë. Milot Rashica dhe Ernest Muçi janë dy të paprekshmit në projektin e ri të ekipit turk.

Tani Besiktasi ndodhet në një fazë të vështirë me sezonin e mbaruar para kohe.

E eliminuar nga Europa League dhe pa asnjë shans për të kapur dy vendet e para në Champions League, objektivi i vetëm është vendi i tretë që të dërgon në Europa League sezonin e ardhshëm.

Ndeshja e radhës e Besiktasit do të jetë kundër Trabzonsporit. Sipas mediave turke, Milot Rashica dhe Ernest Muçi do ta nisin sërish nga minuta e parë. Pavarësisht se Muçi ka pasur disa paraqitje të dobëta pas ndeshjes me Athletic Bilbaon, Solskjaer vazhdon t’i besojë talentit shqiptar duke e hedhur sërish si titullar.

TË FUNDIT