Skuadra e Dritës është përforcuar edhe me një futbollist tjetër në fillim të stinorit pranveror.
Bëhet fjalë për mesfushorin nga Ukraina, Denys Kostyshyn.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra gjilanase përmes një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi i FC Drita:
Denys Kostyshyn është përforcimi ynë më i ri
Kemi knaqësinë të ju prezantojmë ardhjen tonë më të re ukrainasin, Denys Kostyshyn.
Denys vjen nga Superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin, Zekirija Ramadani.
Denys është lojtar me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv, por që mund të luajë edhe në krah të fazës sulmuese.
Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist, Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Denys.

Drita është kualfikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës, ndërsa është lidere në kampionat.



